Deri dje kanë rrjedhë afatet për paraqitjen e ankesave të mundshme ndaj procedurës së votimit dhe ankesave ndaj përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit. Pas skadimit të afateve ligjore, KSHZ-ja shpalli se për cilat komuna rezultatet e votimit janë përfundimtare. Nga 44 komunat për të cilat KSHZ-ja të hënën shpalli rezultatet fillestare zyrtare të zgjedhjeve për kryetar komune, ndërkohë kemi konstatuar se nga këto 44 komuna në 11 komuna kanë arritur ankesa dhe sipas rendit të ditës nëse nuk arrijmë sot, ndoshta nesër do të vendosim. Pas vendimeve të tilla iniciuesit kanë të drejtë të ngrenë padi në Gjykatën Administrative, informoi sot kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko në seancën e sotme të 149-të.

Ai informoi se në ato komuna ku nuk janë paraqitur ankesa në lidhje me zgjedhjet për kryetar komune janë 33 dhe për to KSHZ-ja sot po publikon rezultatet përfundimtare të votimit të përfunduar në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune.

“Nuk do t’i lexoj rezultatet dhe emrat e kandidatëve sepse ato janë lexuar të hënën kur i publikuam rezultatet fillestare zyrtare dhe ato janë në faqen zyrtare të KSHZ-së. Do t’i lexoj vetëm emrat e komunave në të cilat ka përfunduar zgjedhja e kryetarëve të komunave, me rezultate përfundimtare të raundit të parë zgjedhor. Ato komuna janë: Berovë, Manastir, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zhelinë, Zelenikovë, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Kratovë, Kriva Pallankë, Likovë, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Radovish, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishtë, Nagoriçan i Vjetër, Strumicë, Tearcë dhe Shtip, tha Kondarko.

Në 11 komuna janë paraqitur ankesa dhe rezultatet atje nuk janë ende përfundimtare dhe do të shpallen pasi të vendosë KSHZ-ja ose eventualisht Gjykata administrative në shkallë të dytë. Ato janë: Haraçina, Bogdanci, Bosilova, Buteli, Velesi, Gazi Baba, Krivogashtani, Prilepi, Resnja, Çairi dhe Çashka.

Lidhur me përfundimin e rezultateve për zgjedhjen e këshilltarëve në komuna, KSHZ-ja njoftoi se në 64 komuna nuk janë paraqitur ankesa për votimin më 19 tetor për zgjedhjen e këshilltarëve në komuna dhe në të gjitha këto 64 komuna votimi në raundin e parë ka përfunduar dhe rezultatet janë përfundimtare. Ato janë: Haraçina, Qendra Zhupë, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht, Qyteti i Shkupit, Berovë, Manastir, Bogovinë, Bërvenicë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dibër, Debërc, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dojran, Zhelinë, Zelenikovë, Zrnovc, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Konçe, Kisella Vodë, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Krushevë, Likovë, Lozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novaci, Novo Sellë, Petrovec, Ohër, Pllasnicë, Rankovc, Pehçevë, Probishtip, Rosoman, Radovish, Saraj, Sveti Nikole, Sopishtë, Nagoriçan i Vjetër, Strugë, Strumicë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çuçer Sandevë dhe Shtip.

Në lidhje me listat e këshilltarëve ose votimin e këshilltarëve në komuna ka 17 ankesa për të cilat do të vendoset sot. Këto janë për këshillat në komunat: Shuto Orizarë, Bosilovë, Prilep, Gazi Babë, Çashkë, Aerodrom, Dollnen, Resnjë, Butel, Gostivar, Krivogoshtan, Bogdanc, Çair, Veles, Vinicë, Karposh dhe Kërçovë.

Në seancë njëzëri janë refuzuar pesë ankesa për të drejtat personale të votimit. Kondarko informoi se ato janë paraqitur më parë, janë verifikuar dhe janë të pabaza. Ankesat u paraqitën nga Denis Abdiev nga Gazi Baba, Isni Ismaili nga Saraji, Gramos Kamberi nga Zhelina, Lubica Baleska nga Vallandova, Tatjana Çakulev nga Karposhi dhe Aleksandar Ilievski nga Aerodromi. Siç tha ai, për këta persona do të përgatiten vendime individuale dhe do t’u dorëzohen atyre.

Kondarko informoi se deri te KSHZ janë paraqitur gjithsej 57 ankesa që mbulojnë disa vendvotime, nga të cilat 37 ankesa kanë të bëjnë me procedurën për përcaktimin dhe përmbledhjen e rezultateve të votimit, ndërsa 20 ankesa për procedurën e votimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com