SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.B. (48) nga Shkupi, drejtues i një personi juridik, për dyshimin se ka kryer veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë publike”.
Sipas policisë, më 14 dhjetor 2024, në një objekt ndërtimi në fshatin Likovë, i denoncuari ka vepruar në kundërshtim me Rregulloren për kërkesa minimale të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës. Për shkak të mosvendosjes së mbrojtjes me parapet në skelat e jashtme dhe të brendshme të parafabrikuara, ka ndodhur çarje e konstruksionit, ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime.
Policia njofton se po vazhdon dokumentimi i rastit dhe procedurat përkatëse ligjore.TS
Mgid