“Kush e voton VLEN-in, e voton direkt Mickovskin dhe VMRO-DPMNE”. Kjo është fjalia që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh në rrugët e qyteteve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar një zhgënjim të thellë të qytetarëve pas më shumë se një viti bashkëqeverisje mes koalicionit VLEN dhe partisë maqedonase VMRO-DPMNE, të udhëhequr nga Hristijan Mickoski informon Tetovasot.
Në një prononcim për Tetovasot, një i moshuar shpreh hapur pakënaqësinë e tij me situatën aktuale politike, duke e krahasuar VLEN-in si një “zgjatim” të VMRO-së në skenën shqiptare.
Pas 15 muajsh në qeveri, shumë qytetarë ndihen të braktisur dhe të mashtruar nga premtimet që u dhanë gjatë fushatës parlamentare. Në vend të përmirësimeve të ndjeshme në fusha kyçe si arsimi, infrastruktura apo punësimi, ka një perceptim të gjerë se qeverisja ka mbetur në vendnumëro ose edhe më keq, është kthyer në një instrument për interesa partiake.
Për më tepër, burime nga terreni thonë se shumica e kandidatëve të VLEN-it në zgjedhjet lokale janë të vetëdijshëm për mbështetjen e dobët brenda komunitetit shqiptar, ndaj gjithnjë e më shumë po e shohin shpresën te vota maqedonase , konkretisht ajo që mund të vijë nga mbështetësit e Mickovskit.TS