Në asnjë vend demokratik në botë, arsimtarët dhe profesorët nuk duhet të kërcënohen apo të përfshihen në aktivitete politike. Arsimi është shtylla kryesore e çdo shoqërie, dhe në momentin që cenohet pavarësia e tij, humbet edhe kuptimi i jetës në një shoqëri të drejtë e të barabartë.

Megjithëse kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, erdhi në pushtet me shumë premtime ndër to edhe depolitizimin e arsimit — realiteti në terren, sipas informacioneve të portalit TS, tregon të kundërtën. Sipas këtyre burimeve, Bilall Kasami po ushtron presion ndaj punonjësve të arsimit që punojnë me kontrata të përkohshme, duke i kushtëzuar me përfshirje në aktivitete partiake për vazhdimin e marrëdhënies së tyre të punës.

Sonte shefi i shtabit të VLEN-it, është fotografuar me profesorët e shkollës së Mesme të Mjekësisë.

“Çdo mbeshtetje është e vyeshme, por mbështetja e intelektualëve është mesazh, është një zë, një kushtrim që thërret!
Nga takimi i sotëm me profesorët e shkollës së mesme të mjekësisë!”
ka shkruar Adnan Azizi.

Në Tetovë ka qindra arsimtarë dhe profesorë që janë të punësuar me kontrata afatshkurtra, çka i bën ata më të ndjeshëm ndaj çdo forme presioni apo kërcënimi. Ka raportime se disa prej tyre janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike, madje edhe të fotografohen në ngjarje partiake, për të mos humbur vendin e punës.

Këto pretendime janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe institucionet kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Politizimi i arsimit është një praktikë e papranueshme që dëmton jo vetëm mësimdhënësit, por edhe të ardhmen e brezave të rinj.

Arsimi duhet të mbetet i lirë, i pavarur dhe i mbrojtur nga çdo ndikim politik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com