Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, mirëpriti planin e armëpushimit në Gaza dhe u bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit të angazhohen ndaj tij me një deklaratë.
Abbas kërkoi të enjten “zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes”, duke përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve dhe të burgosurve, si dhe “hyrjen e ndihmave urgjente humanitare” në Gaza.
Ai vlerësoi përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të ndërmjetësve, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, në bisedimet për armëpushimin.
Abbas i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të ndalojë “shtrirjen e vendbanimeve” në Bregun Perëndimor, të ndalojë gjuhën e urrejtjes ndaj palestinezëve dhe të mos minojë institucionet e Autoritetit Palestinez, ndër masa të tjera. “Sovraniteti mbi Rripin e Gazës i përket Shtetit të Palestinës”, tha Abbas.