Në debatin e mbrëmshëm të zhvilluar në emisionin “Jeta në Kosovë” me gazetaren Jeta Xharra, kandidati për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, akuzoi ashpër kryetarin aktual Bilall Kasami për mashtrime të mëdha elektorale dhe dështim të plotë në realizimin e premtimeve.

“Para se kryetari aktual i komunës të tregojë çfarë do të bëjë në mandatin e ardhshëm, le të tregojë çfarë ka bërë nga ato që ka premtuar para katër vitesh,” deklaroi Rexhepi me tone të ashpra.

Duke iu referuar programit zgjedhor të Kasamit nga viti 2021, Rexhepi theksoi se nga 18 premtimet me prioritet, sipas dokumenteve zyrtare të publikuara nga vetë Lëvizja BESA, nuk është realizuar asnjë, njofton TS.

“Është mashtrimi më i madh elektoral që ka ndodhur në historinë e zgjedhjeve në Tetovë. Nga të gjitha premtimet e dhëna para 4 vitesh as edhe një i vetëm nuk është realizuar nga 18 premtimet e tij”,

tha ai, duke i bërë thirrje publikut të fokusohet në faktet dhe jo në propagandë.

Debati u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, ku Rexhepi sfidoi Kasamin me dokumente dhe të dhëna konkrete për realizimin e projekteve të premtuara gjatë mandatit të tij si kryetar komune.

Emisioni solli përballje të drejtpërdrejtë për të parën herë në këtë fushatë mes dy rivalëve kryesorë për komunën e Tetovës./TS

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com