Ceremonia e inagurimit të selisë së Organizatës Ndërkombëtare për Ndërmjetësim (IOMed) u mbajt në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) të Kinës.

Eventi shënoi një moment historik në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare, pasi IOMed-i është organizata e parë ndërkombëtare ligjore ndërqeveritare në botë e dedikuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes ndërmjetësimit, shkruan “Xinhua”.

Ky rast mblodhi gati 200 përfaqësues nga palët kontraktuese dhe nënshkruese të Konventës për Themelimin e IOMed-it, si dhe të sektorëve të ndryshëm të HKSAR.

Hua Chunying, zëvendësministre kineze e Punëve të Jashtme, theksoi se shpejtësia e IOMed-it nga nënshkrimi i Konventës deri në inaugurim është e pashembullt në historinë e themelimit të organizatave ndërkombëtare dhe flet për faktin se themelimi i kësaj organizate i bën jehonë thelbit të kohës dhe i përgjigjet aspiratave të bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

“Vizioni pas themelimit të IOMed-it është shumë në përputhje me atë të Iniciativës për Qeverisje Globale”,- tha ajo, duke besuar se organizata do t’i japë një shtysë ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe do ta ndihmojë Hong Kongun të krijojë titullin e ri të kryeqendrës së ndërmjetësimit.

Teresa Cheng, sekretarja e përgjithshme e sapozgjedhur e IOMed-it, tha se organizata vlerëson dhe praktikon multilateralizmin, duke shërbyer si një e mirë publike globale dhe një shtyllë jetësore në fushën e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com