Atë që nuk arriti ta bënte në Tiranë, e bëri në Leskovc. Rey Manaj është heroi ynë, i të gjithë shqiptarëve, që tani kemi arsye të vërtetë për ta ëndërruar atë që nuk e kemi arritur kurrë, Kampionatin Botëror.

Shqipëria arriti që në Leskovc të mposht Serbinë minimalisht 0:1, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ishte Rey Manaj i cili realizoi gol të jashtëzakonshëm në minutat shtesë të pjesës së parë.

Dhe, festoi duke e bërë shqiponjën në Serbi, për çka padrejtësisht u ndëshkua me karton të verdhë.

Menjëherë pas golit, tifozët serbë filluan thirrjet skandaloze: Vrite shqiptarin.

Paraprakisht, pati thirrje nga ta edhe të llojit: Kosova është Serbi. Për këto, sigurisht se do të marrin gjobën e merituar.

Por, ajo që ka rëndësi është se kuqezinjtë arritën një fitore të madhe.

Pas kësaj fitore, Shqipëria ka 11 pikë në vendin e dytë, katër më shumë se Serbia që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume