Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore zhvilloi një aktiviteti sportiv, të organizuar në bashkëpunim me forumet rinore të partive partnere të koalicionit. Ngjarja simbolike u zhvillua në prani të të rinjve dhe mbështetësve të subjektit politik, si dhe me pjesëmarrjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit dhe kandidatit për rizgjedhje, Valbon Limani.

Në fjalën e tij, Limani vlerësoi angazhimin dhe frymën pozitive që ka karakterizuar të gjithë fushatën, duke falënderuar veçanërisht rininë për rolin e tyre aktiv. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe demokratike.

> “Fushatën e nisëm me energji dhe përkushtim, dhe jemi të lumtur që po e përmbyllim në të njëjtën frymë. Të dielën, le të votojmë me qetësi dhe dinjitet. Le të jetë ajo një ditë feste për gjithë qytetarët e Gostivarit,” deklaroi Limani.

Nga ana tjetër, bartësi i listës së AKI për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin numrin katër në fletëvotim – si për kandidatin për kryetar komune, ashtu edhe për listën e këshilltarëve.

> “Zgjidhja më e mirë për vazhdimin e zhvillimit në Gostivar është mbështetja për numrin katër. Kërkojmë votën tuaj për të çuar përpara projektet që kemi prezantuat para jush” u shpreh Xhaferi.

AKI mbyll sonte fushatën zgjedhore me një tubim me banorët e fshatrave Çegran dhe Forinë të ftuar në ora 20, i cili do të mbahet te shkolla fillore në Çegran.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com