Nga Prokuroria Themelore thonë se sot janë dorëzuar padi penale ndaj dy personave, që po hetohen për përfshirje të mundshme në incidentin e gjuajtjes me me armë në Kumanovë, ku mbeti i plagosur mjeku Zekirija Shaini, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se në mesin e të paditurve është edhe bashkëshortja e Shainit, ndërsa paditë kanë të bëjnë me mesazhe kërcënuese që i janë dërguar më herët Shainit.

“Në lidhje me këtë ngjarje, sot është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës një padi penale për kërcënim të sigurisë kundër një personi, si dhe për nxitje në kryerjen e kësaj vepre kundër ish-bashkëshortes së të dëmtuarit. Padia lidhet me mesazhet kërcënuese dhe kërcënimet e mëparshme që janë dërguar. Ndërkohë, indiciet për përfshirje të mundshme të këtyre të dyshuarve, si dhe të personave të tjerë në incidentin me të shtënat, vazhdojnë të verifikohen”, thonë nga Prokuroria.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com