Çdo votë nga vredistët dhe jo vetëm në ditën e votimit, të kryqëzuar për komitët është votë për nënshtrim dhe vasalitet, denigrim dhe shtypje kombëtare.
Votat e shqiptarëve duhet të shkojnë për shqiptarët dhe jo për kandidatët e kamufluar të Mickos si kandidatë të pavarur.

Kërçova, Struga dhe Bërvenica, janë komunat që paralajmërojnë rrezikun e humbjes së tyre, ku tashmë prej disa ditësh po bien këmbanat e alarmit për humbjet e tyre nga vota e deformuar dhe e devijuar nga sejmenët e Mickos, që për hir të llokmave të pushtetit, janë gati t’i shesin ato.
Me ç’rast vredistët po e qullosin dinjitetin kombëtar me votat e tyre të ditës së diel, ku duan t’i japin komitëve drejtimin e komunave me shumicë shqiptare, si kthim të një epoke të perënduar të sistemit titist.

Ndaj, çdo votë shqiptare meriton të shkoj për kandidatin shqiptar, në këtë rast siç është Bërvenica edhe pse është kandidat vredist, vota shqiptare duhet të shkoj për kandidatin shqiptar, pasi në pyetje është dinjiteti shqiptar.

Kërçova është një komunë e rrezikshmërisë së lartë për shkak të komplotit dhe mosgatishmërisë së VREDI-it për ta votuar një kandidat shqiptar, por një maqedon për shkak të udhëzimeve të despotit Micko se duhet ta votoni kandidatin e VMRO-së dhe jo shqiptarin.
Pavarsisht aferave korruptive të z. Dehari (ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë nese ka drejtësi) para dy të këqijave shqiptarët e Kërçovës do të duhet të sakrifikojnë për shkak të dinjitetit dha ta votojnë shqiptarin.

Sa i takon Strugës, kandidati i Mickos dhe ai i opozitës janë në garë të ngushtë, ku struganët duhet të zgjedhin mes Mendiut të Mickos dhe doktor Arsimit të opizitës.

Nëse fiton Micko, ahere fiton slogani i VMRO-së “Struga povtorno tvoja”, humbasin shqiptarët si peshqeshi më i mirë për komitët nga VREDI dhe si një rikthim i pushtetit të tyre nostalgjik i para dy dekadave!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com