Në kuadër të projektit SIAP i cili realizohet përmes Bankës Botërore, janë siguruar rreth një milion dollarë për fillimin e digjitalizimit të arkivit të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë. (SPIM)

Siç informoi sot drejtori i Fondit, Nikola Memov, anëtarët e Këshillit Drejtues, përveç aktiviteteve të rregullta në periudhën e kaluar, janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, njëri me “Promedika Oftalmologjia”, “Sistina Oftalmologjia” dhe Unionin e Shoqatave të Pensionistëve, ndërsa i dyti me Odën e Përmbaruesve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Me Memorandumin e parë, sipas Memov, pensionistët marrin përfitime të caktuara në mbrojtjen e shëndetit të tyre, ndërsa i dyti do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të punës së Fondit, sepse deri më tani institucioni ka shpenzuar burime dhe njerëz për zbatimin e urdhrave nga përmbaruesit.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq i përshëndeti aktivitetet e ndërmarra të cilat, tha, do të ndikojnë pozitivisht ndaj pensionistëve dhe jetëve të tyre.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com