Bashkimi Evropian mirëpret faktin që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe se liritë themelore u respektuan kryesisht, megjithëse ato u zhvilluan në një mjedis politik shumë të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, tha për AIM-n, zëdhënësi për Zgjerim i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

“BE-ja merr shënim gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor 2025”, theksoi Mercier.

Sipas tij, BE-ja inkurajon vendin të adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com