Mes shiut dhe baltës, Bujar Osmani e dëgjon 80-vjeçarin: Ndryshimi në Çair nuk është luks, është nevojë! (VIDEO)

ë një ditë me shi dhe baltë, kandidati për kryetar komune, Bujar Osmani, ka zhvilluar një vizitë simbolike dhe domethënëse në lagjen Gazibabë, ku ka ecur krah për krah me një prej banorëve më të vjetër dhe më të respektuar të zonës – 80-vjeçarin z. Nevaip Ramadani.
Osmani e cilësoi takimin si një nga më të veçantët në fushatën e tij, duke thënë se përmes bisedës me zotëri Ramadanin, ka kuptuar më thellë plagët e vjetra të kësaj lagjeje dhe mungesën e kushteve bazike për një jetë me dinjitet, njofton TS.
“Sot, mes baltës dhe shiut të rëndë në Gazibabë, eca krah për krah me 80-vjeçarin z. Nevaip Ramadani – një aktivist i palodhshëm i këtij vendi, që me urtinë e tij ma tregonte çdo plagë të kësaj lagjeje. Nga këshillat dhe tregimet e tij kuptova më shumë se kurrë se ndryshimi nuk është luks, por nevojë,” – u shpreh Osmani.
Ai theksoi se, pavarësisht moshës apo gjeneratës, një gjë është e përbashkët për të gjithë banorët e Çairit: thirrja për ndryshim.
“Nga më i riu deri tek më i moshuari, të gjithë thonë të njëjtën gjë: Çairi ka nevojë për ndryshim. Dhe ne do ta bëjmë këtë ndryshim,” – përfundoi kandidati.
Ky takim vjen në vazhdën e fushatës së tij nën moton #BashkëPërÇair dhe #TaBëjmëNdryshimin, që synon të sjellë një qasje të re dhe më njerëzore ndaj qeverisjes lokale, duke vendosur në qendër qytetarin dhe nevojat e tij reale./TS