Messi kthehet 21 vjet mbrapa, e kujton me nostalgji debutimin me Barçën

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Hapat e tij të parë si futbollist, argjentinasi i mori në akademinë e Barcelonës, për t’u ngjitur më pas në ekipin e parë, e për t’u bërë pastaj Messi që e njohim sot.

Me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”, tetë herë fituesi i Topit të Artë u rikthye në kohë, 21 vjet pas, duke kujtuar me nostalgji ditën që debutoi me Barcelonën në një ndeshje zyrtare.

“Tashmë shkuan 21 vjet… E jashtëzakonshmë!”, shkruan Messi në postim.

Lionel Messi debutoi me Barcelonën më 15 tetor 2004 në ndeshjen ndaj Espanyolit.

Atëbotë, Messi kishte vetëm 17 vjet, dhe debutimin ia dha trajneri holandez, Frank Rijkaard.

Më pas, argjentinasi luajti edhe 777 ndeshje të tjera me Barcelonën në të gjitha garat, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje, e me më së shumti gola të shënuar, me 672 gjithsej.

Në vitin 2021, Lionel Messi u largua nga Barcelona si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës, në drejtim të PSG-së. Ai luajti në kryeqytetin francez për 75 ndeshje, para transferimit në SHBA tek Inter Miami, ku luan ende.

 

 

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com