Në Konventën për prezantimin e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe
këshilltarë komunalë të koalicionit VLEN, kandidati për kryetar të
Komunës së Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ashpër e
akuzoi BDI-në se është bërë simbol dhe garant i hyrjes së bankave serbe,
kompanive dhe interesave kriminale në mjediset ku jetojnë shqiptarët.

“JO, ne nuk jemi tradhëtarë – NUK E MBËSHTESIM OPEN BALKAN-in, NUK E
NJOHIM DAKA DAVIDOVIQIN, NUK I KEMI SHITË AKSIONE BANKËS SËRBE, NUK I
KEMI SJELLË KAZINOT SERBO- RUSE NË MESIN E SHQIPTARËVE, NUK I KEMI
LEGALIZUAR KREDITË E SHPEJTA TË MILLAN RADOJÇIQIT!” tha Mexhiti, duke
aluduar se pikërisht BDI qëndron pas këtyre proceseve që rrezikojnë të
ardhmen e shqiptarëve në Maqedoni.

“A ishte ky çmimi që shqiptarët duhej ta paguanin që ju te beheni
bashkëpronarë ne biznesin e kazinove me nëntoken serbe? A ishte ky çmimi
që shqiptarët duhej ta paguanin që ju te beheni aksionar në bankën
serbe? Shqiptaret kane pasur lloj lloj liderësh. Por liderë që tregtojnë
me kauzën kombëtare për biznes interese të Serbisë, kjo nuk mbahet
mend!” – ishte mesazhi që Mexhiti ua dërgoi drejtuesve të BDI-së.

Në fund, Mexhiti dha një mesazh edhe për kundërkandidatin e tij në Çair,
Bujar Osmani, të cilin e quajti “doktorin e Tik-Tok-ut”.

“Nuk e fiton respektin dhe përkrahjen e Çairit duke qëndruar më afër
Zajazit dhe më së paku në Çair, duke kërcyer nga Çarshia në Beograd, nga
lidhjet “live” në fejsbuk tek darkat e fshehta në Budapest” tha Mexhiti,
duke theksuar se shqiptarët në Çair meritojnë përkushtim të vërtetë, e
jo marketing politik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com