Kryetar i ri i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka pritur në një
vizitë urimi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut,
Florian Qehaja, pas fitores së tij në zgjedhjet lokale si kryetar i
komunës së Çairit.

Mexhiti në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo vizitë ka një
domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e
lidhjes së fortë mes dy vendeve.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në
Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për
fitoren. Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim
personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy
popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal. Faleminderit
z. Qehaja për urimet dhe respektin. Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia
mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së
ardhmes sonë të përbashkët”, shkruan Mexhiti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com