Mirëdita edhe nga unë, dua të falënderoj për interesimin, të falënderoj Fondacionin “Dr. Verica Mehanxhiska” për këtë donacion që e mundësoi për spitalin “8 Shtatori”, kjo ka shumë rëndësi, është një vlerë e shtuar dhe e vetmja e këtij lloji në Maqedoni.
Drejtori shpjegoi qëllimin e kësaj pajisjeje, dhe unë jam vërtet jashtëzakonisht mirënjohës që kemi kompani të tilla me përgjegjësi shoqërore, të cilat në këtë mënyrë tregojnë se përveç punës së tyre të përditshme, ato duhet të jenë edhe përgjegjëse ndaj shoqërisë dhe me këtë të kontribuojnë për kushte më të mira jetese për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Jam sinqerisht mirënjohës nga zemra si për kompaninë, ashtu edhe për fondacionin që e ka njohur gjithë këtë dhe që vërtet është aktive dhe përgjegjëse shoqërisht në Maqedoni si kompani.
Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që thanë ministri dhe drejtori, do të doja të kishte më pak pacientë që do të kishin nevojë për trajtim nga djegiet, dhe më shumë pacientë nga fusha e sportit e të ngjashme, të cilët do e përdorin të njëjtën. Por jeta është e tillë, nuk e dimë çfarë mund të ndodhë, megjithatë të kesh pajisje të tilla është një vlerë e shtuar për sistemin shëndetësor në Maqedoni.