Ministria e Kulturës dhe Turizmit njoftoi se është përzgjedhur kontraktuesi për projektin e rindërtimit të Sallës Universale në Shkup, sipas modelit “Çelës në dorë”.

Pas nënshkrimit të kontratës dhe plotësimit të kushteve për fillimin e punimeve, do të nisin zyrtarisht aktivitetet ndërtimore.

“Afati i parashikuar për realizimin e projektit është deri në dhjetor 2027. Objekti do të jetë i përfunduar, i rregulluar dhe gati për përdorim për koncerte, evente dhe aktivitete kulturore”, thonë mes tjerash nga Ministria.

Sipas Ministrisë së Kulturës, projekti synon të ruajë memorien historike të objektit dhe t’i japë një karakter modern dhe shumëfunksional. Salla Universale e rikonstruktuar do të jetë pjesë e manifestimit “Shkupi – Kryeqytet Evropian i Kulturës 2028”, duke rikthyer objektin si një nga vendet kryesore për ngjarje kulturore dhe qytetare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com