Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, në rrjetet sociale po qarkullon një pankartë alarmuese e shpërndarë nga lëvizja “Më Mirë për Tetovën”, e cila ngre akuza të rënda ndaj kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Në pankartën që mban titullin “ALARM”, shkruhet me shkronja të mëdha.
“Do ta shesin edhe ujin pas zgjedhjeve! STOP! Nuk kalon!”
Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që ngjall shqetësim tek qytetarët, duke sugjeruar se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale më 19 Tetor, mund të ketë plane për privatizimin e ujësjellësit publik të Tetovës, një çështje e ndjeshme për çdo qytetar.
VLen të theksohet se Komuna e Tetovës me në kryer Bilall Kasami, deri tani pronat e komunes edhe atë “MONOPOLIN” me 1 euro metre katrori, Parkingu me të njejtin çmim, Ndriçimin publik si dhe mbeturinat.