Në një tubim të mbajtur sonte në Çellopek, në komunën e Bërvenicës, mërgimtarët i vendosën Plisin e Bardhë me Shqiponjë kandidatit të VLEN-it, Haqim Ramadanit.
Gjatë tubimit, Ramadani i përshëndeti të gjithë mërgimtarët dhe simpatizantët e tij, si ata që ishin të pranishëm, ashtu edhe ata që po vijnë për të votuar më 2 nëntor, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe mbështetjes për fitoren e ardhshme, njofton TS.
Mgid