“Mos më lëndo”, iu lut vajza algjerianes që ia mori jetën në Francë, rrëfimi tronditës: Kisha vendosur të …
Cinike dhe tronditëse ishte kërkimfalja e 27-vjeçares algjeriane Dabia Benkired për vrasjen e 12-vjeçares Lola Davier në tetor 2022, kur ajo fillimisht e përdhunoi, pastaj e goditi me thikë dhe në fund e mbyti të miturën, në një krim që tronditi Francën.
Siç i tha Benkired gjykatës, një ditë para vrasjes ajo ishte grindur me ish-partnerin e saj dhe për këtë arsye “i thashë vetes se do të lëndoja dikë”.
Duke filluar përshkrimin e saj të takimit fatal për 12-vjeçaren, 27-vjeçarja nga Algjeria tha se “Kalova pranë një gruaje me foshnjën e saj. Dhe pastaj pashë Lolën. I kërkova të ma hapte derën sepse nuk kisha kartë për ta hapur”.
Duke folur ftohtë, algjeriania tha se Lola më pas e ndihmoi të mbante valixhet deri në apartamentin e saj, duke pranuar se që nga ai moment kishte vendosur ta lëndonte.
FOTO/ “Mos më lëndo”, iu lut vajza algjerianes që ia
Duke vazhduar, Benkired tha se e tërhoqi 12-vjeçaren për dore për ta futur në ashensorin që të çonte në apartamentin e saj, ndërsa ajo e lutej; “Zonjë, ju lutem, mos më lëndoni”. Ndërsa ajo iu përgjigj, “mos u shqetësoni, nuk do t’ju lëndoj”.

Sapo Lola hyri në shtëpinë e saj, 27-vjeçarja i tha gjykatës, se i kërkoi vogëlushes që të zhvishej dhe të bënte një dush, duke thënë se e mitura dukej “e frikësuar”. Pasi pranoi se e kishte abuzuar seksualisht ajo tha se më pas “i kishte goditur kokën me dorë në murin e dushit”, duke pretenduar se “nuk ishte shumë e vështirë”. “Më thanë se kur e lidha, ajo ishte ende gjallë. Për mua, ajo ishte e vdekur”, tha algjeriania me cinizëm.
“Nisa ta rrija sepse ka frikë se do t’ia tregonte familjes së saj. Gjithë urrejtjen që kisha brenda, e shfryva mbi të… Sidoqoftë, e dija që ajo do të vdiste”. “Nuk është se doja ta vrisja, doja të lëndoja dikë. Por meqenëse e kisha përdhunuar, ishte më mirë ta vrisja”, tha Benkired me një ndjenjë pandjeshmërie që e tronditi.
Po aq tronditës ishte përshkrimi i 38 plagëve me thikë që ajo i shkaktoi 12-vjeçares duke thënë “lëkura e saj ishte e fortë, si e një deleje”, duke shtuar se ishte në atë moment që ajo shkroi numrat 0 dhe 1 në këmbët e vajzës. Sipas Le Monde, Benkired dyshohet se u tha hetuesve se pa një “fantazmë” te Lola dhe veproi nga “frika” e këtij “djalli të mishëruar”. Hetimi tregoi gjithashtu se disa ditë para vrasjes, ajo kishte kërkuar në internet për magji.