Më 26 tetor 2025, rreth orës 14:00, në SPB Veles është raportuar një aksident trafiku në rrugën rajonale që lidh fshatin Bogomillë me kryqëzimin për në fshatin Izvor, në komunën e Çashkës.

Në aksident janë përfshirë një automjet “BMW” me targa të Velesit, i drejtuar nga A.T. (33) nga Velesi, dhe një motoçikletë “Honda” që drejtohej nga shtetasi çek B.N. (48).

Si pasojë e përplasjes, motociklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Ekipet e SPB Veles kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com