Gjatë tubimit madhështor të organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, ish i burgosuri politik nga Kosova, Nait Asani mbajti një fjalim të zjarrtë ku vlerësoi fuqishëm kandidatin për kryetar komune, Bujar Osmani.
Asani theksoi se “Bujari ishte zëri i Kosovës aty ku Kosova nuk hynte”, duke nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm dhe ndikimin që Osmani ka pasur në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve, edhe në situata të vështira dhe sfiduese, njofton TS.
Fjalimi i Asanit u prit me duartrokitje të gjata nga qindra qytetarë të pranishëm, të cilët po mbështesin fuqishëm kandidaturën e Osmanit në këtë fushatë të rëndësishme lokale./TS
Mgid