Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi përmes një postimi në profilin e tij gjatë ditës së sotme ka shkruar se në rrethin e dytë në Tetovë, Strugë, Kërçovë dhe Bervenicë dhe kudo tjetër duhet të jetë votë për dinjitetin, besën dhe besnikërinë kolektive.
Në raundin e dytë, në Tetovë, Strugë, Kërçovë, Bërvenicë e çdo vend tjetër:
Votë me ndërgjegje, apo përsëri votë për interesa të ulëta?
Raundi i parë mbaroi.
Maskat ranë, tradhtarët u zbuluan.
Tani vjen prova e vërtetë për popullin shqiptar!
Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme.
Janë referendum për dinjitetin, besën dhe besnikërinë tonë kolektive.
Janë pasqyra që tregon kush mbron vlerat
dhe kush i shet ato për përfitime të vogla.
Mos u lëkund nga frika apo presioni i pushtetit!
Vota jote është guximi yt, arma jote demokratike.
Ruaje, përdore dhe mos e shit, sepse ajo përcakton të ardhmen tënde!
Mendo, reflekto dhe voto me ndërgjegje në raundin e dytë