Një flotilje prej mbi 45 anijesh me më shumë se 500 aktivistë ndërkombëtarë është futur sot në ujërat pranë Gazës, duke sfiduar bllokadën izraelite. Anijet mbartin ndihma humanitare dhe po përpiqen të arrijnë bregun palestinez.

Sipas organizatorëve, flotilja është tashmë në “zonë të rrezikshme”, ndërsa anije ushtarake izraelite kanë bërë manovra pranë tyre dhe kanë ndërhyrë në sistemet e komunikimit. Aktivistët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë misionin për të shpërndarë ndihmat, njofton TS.

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se nuk do të lejojnë hyrjen e flotiljes në Gaza dhe kanë paralajmëruar mundësi ndërhyrjeje. Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë këtë si një test të madh për gjendjen humanitare dhe tensionet në rajon./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com