Gjethet e vjeshtës mund të bien, por jo rejtingu dhe popullariteti i liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Në anketa të ndryshme, ai vazhdon të mbetet i padiskutueshëm mes mbështetësve të tij, duke gëzuar respekt të gjerë brenda dhe jashtë vendit informon Tetovasot.
Përveç titujve të shumtë “Honoris Causa” me të cilët është nderuar në Shqipëri dhe Kosovë, figura e Ahmetit shpeshherë përmendet edhe në raste solemne familjare, ku arti e muzika i kushtojnë vargje dhe këngë.
Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, i njohuri i estradës shqiptare, Afrim Muçiqi, i këndon figurës së Ali Ahmetit gjatë një ahengu familjar, si shenjë respekti për veprimtarinë e tij kombëtare dhe jetën e gjatë në shërbim të çështjes shqiptare.TS