Në Gostivar munguan vetëm 21 vota që zgjedhjet të ishin të suksesshme të dielën dhe kandidati i koalicionit AKI, Valbon Limani, të festonte fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Limani thotë se janë duke punuar për të parë nëse në ndonjë vendvotim ka shkelje ligjore që të dorëzohet ankesa në KSHZ për ripërsëritje të votimit.

Por nëse KSHZ nuk i merr parasysh ankesat atëherë do të duhet të shpallen zgjedhje të reja pas 60 ditësh nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Në Gostivar Valbon Limani morri 16.949 vota, ndërsa i dyti doli Sebaedin Dauti me 4.221 vota.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com