Më 08.10.2025, në orën 22:35, në Departamentin Policor të Jegunovcës, personi I.K. (37) nga fshati Prelubishtë ka raportuar një incident që kishte ndodhur më herët gjatë ditës. Sipas kallëzimit, rreth orës 12:35, djali i tij nëntëvjeçar ishte lënduar nga një shok i tij i klasës me një send të fortë.

Sipas njoftimit nga SPB Tetovë, menjëherë pas raportimit, janë ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit. Po ashtu, pritet të përfshihen edhe institucionet përkatëse për mbrojtjen e të miturve, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com