Kombëtarja e Kosovës U21 e ‘shkatërroi’ gjatë ditës së sotme San Marinon në Prishtinë.

Në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e rinj fituan 7-0 ndaj kësaj kombëtareje, shkruan “Gazeta Express”.

Hekuran Berisha e Leon Frrokaj me nga dy gola, Eliot Bujupi, Lirim Jashari e Julind Selmonaj me nga një, ishin golashënuesit e Kosovës U21 në këtë ndeshje.

E, normalisht, kjo ndeshje nuk u prit mirë nga përkrahësit e San Marinos.

Një faqe, jozyrtare, që merret me futbollin e San Marinos, ka shkruar disa fjalë në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se kjo ishte një budallallëk i radhës, në të cilën u shkatërruan dhe u poshtëruan.

“Sapo bëmë një tjetër turp të pabesueshëm. Na mundën dhe na poshtëruan te ekipet e të rinjve. Duhej të fitonim për të hyrë në vendet e kualifikimit, por nuk dinim të bënim tjetër veçse të shikonim topin të përfundonte në rrjetën tonë. As nuk mjaftonte koha për të publikuar një gol dhe vinte tjetri, nuk na linte kohë fare. Ishim një përzierje e Meksikës dhe Nikaraguas, tmerrësisht të dobët në kulmin e tyre. As te ekipet e të rinjve nuk shmangim turpet”, shkruan San Marino Futbol në “Facebook”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com