Nëna nga Tetova denoncon në polici se vajza e saj është keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri, i cili nuk e ka lejuar të dalë nga shtëpia dhe të komunikojë me meshkuj
 
									
																MPB njofton se më datë 28.10.2025 në orën 12:00 në SPB Tetovë, një grua 38-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se vajza e saj 16-vjeçare prej një kohe të gjatë ishte keqtrajtuar psikikisht nga i dashuri i saj nga Gostivari. Sipas denoncimit, ai e kishte ndjekur dhe nuk e kishte lejuar të komunikonte me askënd dhe të dilte nga shtëpia për të mos pasur kontakte me meshkuj, për çka vajza e saj e mitur kishte pasur probleme shëndetësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Mgid 
