Nënpresidenti i SHBA-së JD Vance u takua sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara, pritën nënpresidentin e SHBA-së dhe bashkëshorten e tij Usha, në zyrën e kryeministrit në Kuds.

Nuk u zbuluan detaje të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e bisedimeve. Vance pritet të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog pas bisedimeve me Netanyahun, raportojnë mediat izraelite.

Vance mbërriti në Izrael të martën për një vizitë treditore për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor në Gaza dhe për të diskutuar fazën e dytë të planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump me zyrtarë të lartë izraelitë.

Faza e parë përfshinte lirimin e robërve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale izraelite ka vrarë mbi 68.200 palestinezë në enklavë dhe ka plagosur më shumë se 170.300 të tjerë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com