Newcastle e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ekipi anglez triumfoi thellë 0:4 ndaj ekipit belg, Royale Union SG, në kuadër të javës së dytë në garën më prestigjioze europiane për klube.

Woltemade kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, pas asistit nga Tonali.

Anthony Gordon e dyfishoi epërsinë me gol nga penalltia në minutën e 43-të.

Gordon ishte i saktë nga penalltia edhe në minutën e 64-të për 0:3.

Për epilogun e këtij takimi u përkujdes Barnes në minutën e 80-të.

Me këtë fitore, Newcastle tani ka tri pikë, aq sa ka edhe Royale Union SG.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com