Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, vazhdon takimet me qytetarët në çdo lagje e çdo shtëpi, duke sjellë një energji të re në terren dhe duke dëshmuar se kërkesa për ndryshim është e fortë dhe gjithnjë në rritje.
“Nga dera në derë, nga biseda në bisedë, shohim një entuziazëm që nuk ndalet. Të rinj e të moshuar, të gjithë flasin njëzëri: Është koha për ndryshim,” – deklaroi Osmani gjatë takimeve të sotme me qytetarë të Çairit.
Ai theksoi se Çairi ka nevojë për një qeverisje të re, një udhëheqje që punon për qytetarin, që vendos interesin publik mbi gjithçka tjetër, dhe që i jep fund praktikave të vjetra të neglizhencës dhe stagnimit.
“Ky është misioni ynë dhe kjo është forca që na bën bashkë,” – shtoi Osmani, duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen rreth një vizioni të ri për një Çair më të drejtë, më funksional dhe më të zhvilluar.
Fushata e Osmanit po shihet si një ndër më të organizuarat në këtë cikël zgjedhor, me përfshirje të gjerë të të gjitha shtresave të shoqërisë dhe fokus të veçantë në nevojat reale të komunitetit.