Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.
“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.
Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit.
Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës./ Klankosova.tv.
Mgid