Në 15 tonë speca të kuq të eksportuara nga vendi ynë drejtë Kroacisë është gjetur nivel i lartë i pesticidit të ndaluar “Methomil”, i cili është toksik për njerëzit. Eksportuesi i specave të ajvarit nuk është prodhues i specave, por i ka blerë nga kompani të ndryshme, të cilët kompani i blejnë nga prodhues individualë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, në njoftimit zyrtar të marrë nga Kroacia, në mostër është konstatuar prania e substancës aktive Methomil në sasi prej 0.049 mg/kg. Por nuk dihet ende nëse specat janë tërhequr nga tregu apo janë asgjësuar.

“Dërgesa me spec të kuq të freskët është eksportuar më 09.09.2025, dhe pas kontrollit të kryer në pikën kufitare në hyrje në Kroaci nuk është ndaluar, dhe asaj i është lejuar hyrja në Kroaci. Mostra për analizë është marrë më 23.09.2025 nga rrjeti i shitjes me pakicë, ndërsa informacioni nga sistemi RASFF është pranuar më 03.10.2025. Specat nuk janë kthyer në Maqedoni, por nuk kemi informacion në lidhje me veprimin e shërbimeve inspektuese Kroate, nëse specat janë tërhequr nga tregu apo janë asgjësuar”, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror të Bujqësisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com