Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se ka shumë pak përparim sa i përket situatës me ndihmat në Gazë që kur armëpushimi hyri në fuqi, dhe asnjë zvogëlim të dukshëm të urisë.

Kryesuesi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka theksuar se situata me ndihmat në Gazë “mbetet katastrofike” dhe se “nuk ka mjaftueshëm ushqim” për ata që janë në territor.

“Situata ende mbetet katastrofike sepse çfarë po hyn nuk është e mjaftueshme… nuk ka asnjë efekt mbi urinë sepse nuk ka mjaftueshëm ushqim”.

Të mërkurën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka thënë se Izraeli si fuqi pushtuese është e detyruar të lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë. Një javë më parë, Programi Botëror për Ushqim i OKB-së ka thënë se mesatarisht po dërgon 560 tonë ushqim në ditë, por se kjo sasi është ende e ulët për aq sa ka nevojë.

Gjatë luftës, Izraeli mbylli hyrjet dhe daljet duke bllokuar kështu ushqimin dhe ilaçet çka shkaktoi krizë masive të urisë në Gazë, që la të vdekur dhjetëra palestinezë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com