Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri thirrje sot të gjitha palëve që t’i përmbaheshin marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas” mbi fazën e parë të planit të paqes në Gaza – të mbështetur nga SHBA-ja.

“Të gjithë pengjet duhet të lirohen në një mënyrë dinjitoze. Duhet të sigurohet një armëpushim i përhershëm”, tha Guterres në një deklaratë për X, duke kërkuar ndërprerjen e luftimeve dhe akses të menjëhershëm dhe të papenguar për ndihmën humanitare në Gaza.

Marrëveshja Izrael-Hamas, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme
“Vuajtjet duhet të marrin fund”, shtoi ai.

Guterres vlerësoi përpjekjet diplomatike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilat ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes në bisedimet në vendpushimin egjiptian të Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh.

“Kombet e Bashkuara do të mbështesin zbatimin e plotë të marrëveshjes, do të zgjerojnë ndihmën humanitare dhe do të ndihmojnë përpjekjet e rindërtimit në Gaza”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së, gjithashtu nxiti të dyja palët të shfrytëzonin “këtë mundësi të rëndësishme” për të çuar përpara zgjidhjen me dy shtete – që do t’u lejonte izraelitëve dhe palestinezëve të jetonin në paqe dhe siguri.

“Rreziqet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, tha ai.

Luftë ndaj ndërhyrjeve ruse dhe emigracionit të paligjshëm, Britania bën gati 14 milionë paund për Ballkanin Perëndimor
Zgjidhja me dy shtete parashikon një shtet të pavarur palestinez që bashkëjeton në paqe përkrah Izraelit.

Si kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ashtu edhe Hamasi aktualisht e kane kundërshtuar një zgjidhje të tillë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com