Pamje të publikuara nga Struga tregojnë momentin kur Njësia Speciale e policisë ndalon makinën e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Forcat speciale, të maskuara dhe të armatosura, kanë ndaluar automjetin me arsyetimin e një “kontrolli rutinor”.
Në momentin e ndalimit nga ana e policisë, në makinë nuk ka qenë Sela. Pas njoftimit për ngjarjen, Sela është nisur menjëherë drejt vendit ku ishte ndaluar automjeti i tij, duke reaguar ndaj këtij veprimi, të cilin përkrahësit e tij e kanë cilësuar si tentativë për ushtrimin e presionit dhe frikësimit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi ndalimi i automjetit të liderit opozitar vjen në kulmin e fushatës zgjedhore në Strugë.