Në burgjet e Maqedonisë aktualisht ka rreth 430 të dënuar me trajtim A dhe 340 me trajtim B2, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

“Jo të gjithë, por shumica e këtyre të dënuarve mund të jenë në lirimin me kusht, natyrisht me rekomandim paraprak nga sektori për resocializim dhe nga drejtorët e burgjeve”, tha Pandov gjatë takimit të punës me temë “Probacioni dhe lirimi me kusht”.

Në takim morën pjesë edhe drejtoresha e Akademisë, Irina Trajkoska-Strezoski, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, si dhe gjyqtarë dhe kryetarë gjykatash që merren me çështje të këtij lloji.

Pandov theksoi se sistemi i probacionit në Maqedoni ekziston prej gjashtë vitesh, por ende nuk shfrytëzohet sa duhet.

“Një i dënuar i kushton shtetit rreth 1.000 euro në muaj. Një numër i madh prej këtyre 750 personave na kushtojnë shumë si shoqëri, e ndërkohë sillen sikur janë në hotel – ne i ushqejmë dhe i ruajmë,” shtoi Pandov.

Aktualisht, mbi 900 persona janë nën masa probacioni, ndërsa ekzistojnë më shumë se 100 kërkesa për ndërprerje të tyre, kryesisht për shkak të mosrespektimit të detyrimeve nga ana e të dënuarve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com