Panik në shtabin e Bilall Kasamit – Tetovarët kërkojnë ndryshimin! Shpikin Exit Polle Fallco për të mbuluar humbjen!

Vazhdon të jetë shqetësuese situata në shtabin e Bilall Kasamit, pas bojkotit nga VMRO dhe refuzimit të Adnan Azizit në Vicë, që ka krijuar valë pakënaqësie në terren. Sipas burimeve, shpërndarja e kontratave ditët e fundit ka nxitur reagime negative në shumë vendbanime, duke rritur frikën për një humbje të thellë në mbrëmje, pas orës 19:00.
Informacione jozyrtare flasin për një rezultat zhgënjyes për Kasamin, i cili jo vetëm që mund të mos arrijë të sigurojë fitore në raundin e parë, por mund të pësojë një disfatë të madhe, që shihet si goditje serioze edhe për koalicionin VLEN.
“Në çdo vendbanim pritet që Kasami të humbë bindshëm për shkak të pakënaqësive që kanë shpërthyer pas skandalit me kontratat,” thonë burime nga terreni.
Ndërkohë, Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së, pritet të jetë në avantazh në raundin e parë, madje sipas të dhënave jozyrtare, me mbi 2.000 vota para.
Adnan Azizin dhe Besar Durmishin i përzënë nga Sellca dhe Vica!