Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të rëndë që bëri ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj.

Në një intervistë, ajo u shpreh: “Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ua merrte burrat të tjerave, për atë ngeli në rrugë”.

E kjo duket se ngjalli reagime të mëdha ku një i tillë u bë edhe nga vetë protagonistja.

E njëjta theksoi se nuk do të mund të ulin asnjëherë pavarësisht shpifjeve, duke i dhënë forcë edhe më shumë të ecë përpara.

Postimi i plotë i Simakut (pa ndërhyrje):

“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com