E preu shiritin e një rruge që e quajti “Aeroporti i Tetovës”, por që ishte pa dalje dhe përfundonte në mes të arave të tetovarëve. E solli edhe kryeministrin për ta promovuar, por nuk i tregoi se ajo rrugë e quajtur “Aeroporti i Tetovës” nuk ka dalje, ndërsa tetovarët e konsideruan si një tallje me ta.

Sot, Kasami në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video të një rruge, por ka bërë sikur është rrugë në Monaco për Formula 1. Nuk dihet nëse tallet me tetovarët apo është një premtim i tij real. “Fundjavë të mbarë miq”, ka shkruar Kasami duke postuar videon me makina Formula në një rrugë të Tetovës.

Vlen të theksohet se, përveç se tallet, Kasami nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e bëra në katër vitet e kaluara: as qendrën e Tetovës, as garazhet me kate, as parkingjet pa pagesë, as fabrikën në Reçicë, dhe shumë premtime të tjera.

Por nuk duhet harruar se Bilall Kasami ka shitur Monopolin, NPK-në, parkingun te Renova, ndriçimin publik, dhe po tenton të shesë edhe ujin e pijshëm.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com