Në rrjetin social X sot është publikuar një video ku shihet drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, duke folur për konsumim droge. Në video ai përzien një substancë të bardhë pluhur në një pjatë, bën asociime me kokainë dhe bisedon me një person tjetër, i cili me gjasë edhe e ka incizuar videon.

Në një moment, Kuzmanovski i thotë bashkëbiseduesit:

“Po nëse është pak e përzier, menjëherë ta kthej, do t’i hedh. Unë nuk mund të thith kokainë me speed dhe amfetamina, vetëm nëse nuk është e mirë. Do ta provosh dhe të thuash a është e mirë?”

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ministri Azir Aliu sot ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, Igor Kuzmanovski.

“Në afat sa më të shkurtër do të emërohet drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore. Funksionimi i Klinikës vazhdon pa pengesa”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se Kuzmanovski është kuadër i partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe në postin e drejtorit ishte emëruar në muajin gusht të këtij viti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com