Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Shkupin të mërkurën e ardhshme. Agjenda zyrtare ende nuk është bërë publike, por dihet se shefja e KE-së do të takohet me të gjithë krerët e shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Vizita ndodh në një kohë kur qeveria maqedonase ka paralajmëruar se pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me fillimin e vitit të ri do të intensifikohet dialogu me Sofjen zyrtare.

Vizitës së presidentes së KE-së i ka paraprirë ministrja për Evropën e Austrisë, Claudia Plakolm, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ajo njoftoi se Austria dhe Sllovenia, së bashku me Gjermaninë dhe Italinë, po nisin një iniciativë në Komisionin Evropian për të ndryshuar procesin e vendimmarrjes për anëtarësimin e vendeve kandidate – duke propozuar që për hapat teknikë ndërmjetës të vendoset me shumicë të kualifikuar, ndërsa për fillimin dhe përfundimin e negociatave të jetë e nevojshme njëzëri.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com