Pas tre ditësh, ka përfunduar dëshmia e ish-zëvendësit të Bernard Kouchner, Jock Covey në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Pak para përfundimi, Covey foli për takimet me udhëheqës të UÇK-së, e për të cilat nuk i kujtohej nëse Hashim Thaçi ishte pjesë.
“Këto ishin takime që Mike Jackson i thërriste, dhe ato kishin një qëllim të veçantë, të arrihet një marrëveshje angazhuese. Nuk më kujtohet nëse zotëri Thaçi ka marrë pjesë në takime, përveç një takimi të fundit të cilin e kam shpjeguar në hollësi”, deklaroi Covey, njofton Klankosova.tv.
Në fund, dëshmitari amerikan falënderoi të gjithë për mundësinë e dhënë.
“Faleminderit për mundësinë që ma keni dhënë për të ofruar këtë shërbim”.