Jessica Simpson ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj sentimentale dhe arsyen pse sot e gjen më tërheqëse idenë e të dalurit me meshkuj më të rinj.

Këngëtarja dhe aktorja 45-vjeçare, e cila së fundmi i ka dhënë fund martesës me Eric Johnson, duket se po e shijon lirinë e saj si beqare dhe vëmendjen që i japin djemtë e rinj.

Në premierën e serialit të ri të Hulu, “All’s Fair”, ku Simpson luan një rol episodik, ajo foli me humor për përvojën e saj me aktorin dhe këngëtarin legjendar Rick Springfield (76 vjeç), i cili interpreton partnerin e saj në serial. “Rick është i dashuri im në serial, kështu që pata skena të nxehta me të. Ishte interesante. Nuk kisha puthur kurrë më parë një burrë kaq më të madh se unë. Nuk ishte aspak keq,” u shpreh Simpson mes të qeshurash.

E pyetur nga gazetarët nëse i pëlqen ideja e një lidhjeje me një burrë më të madh në jetën reale, Jessica u tregua e sinqertë:

“Mendoj se tani më tërheqin më shumë meshkujt më të rinj. Kur del nga një marrëdhënie e gjatë, ndjen se djemtë e rinj admirojnë vetëbesimin dhe sigurinë që ka një grua më e madhe. Po e zbuloj këtë dhe po e shijoj,” tha ajo.

Një Jessica më e guximshme pas divorcit

Këngëtarja duket se nuk ka frikë të eksperimentojë, qoftë në jetën private apo në atë artistike. Përveç hapjes së saj ndaj romancave të reja, ajo tregoi edhe një anekdotë të pazakontë për suplementet që përdor për të ruajtur zërin.

Në një video në Instagram, Simpson zbuloi se po pinte një shurup bimor kinez, për të cilin më vonë mësoi se përmbante “spermë gjarpri”. “Trajneri im i vokalit më tha ta provoja. Pas një kërkimi në Google pamë që ishte spermë gjarpri. Është si mjaltë,” tha ajo duke qeshur. “Nëse doni një vokal të mirë, ja ku e keni sekretin – duhet të pini spermë gjarpri!”

Kthimi i madh në muzikë

Pas më shumë se një dekade larg skenës, Jessica Simpson i ka rikthyer fansat në emocion. Ajo sapo ka publikuar një EP të re me pesë këngë, ku përfshihen “Leave Me”, “Use My Heart Against Me” dhe “Breadcrumbs”.

Për revistën Rolling Stone, ajo tha:

“Shumë njerëz më thonë se nuk më kanë ndjekur shumë në të kaluarën, por më kanë respektuar si këngëtare. Për mua, ky është suksesi i vërtetë.”

Në fillim të këtij muaji, Simpson dha edhe performancën e saj të parë live që nga viti 2010, duke interpretuar hite si “Son of a Preacher Man” dhe “These Boots Are Made for Walkin’”, krahas këngëve të reja, gjatë një koncerti special në Teksas.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com