Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas deklaratave të bëra nga i riu David Dani nga Vlora, i cili së fundmi komentoi publikisht një video të përbashkët me të, duke ngritur dyshime për marrëdhënien mes tyre.

Në një seri postimesh në “Instastory”, Loredana ka sqaruar versionin e saj të ngjarjeve, duke theksuar se ndjen nevojën të mbrojë integritetin dhe reputacionin e saj pas, siç e quan ajo, “përpjekjeve të përsëritura për ta njollosur padrejtësisht”.

Reagimi i fortë i Loredanës: “Jam lodhur nga padrejtësitë”

Në reagimin e saj të gjatë, Loredana shkruan:

“Është hera e dytë që tentohet të njolloset emri im dhe morali im padrejtësisht, dhe kjo situatë ka filluar të më lodhë. Nuk do të doja kurrë të isha e detyruar të merresha me këto çështje, por këtë herë nuk më mbetet zgjidhje tjetër veçse të publikoj bisedat dhe provat përkatëse.

Mjaft është mjaft. Jam njeri, dhe mbi të gjitha, jam vajzë me vlera, me integritet dhe me dinjitet. Nuk do të lejoj askënd të përpiqet të njollosë emrin dhe mbiemrin tim.”

Në një tjetër postim, ajo shton shkurt:

“Tani është koha të mbroj veten me fakte.”

“Ky është një fans i imi!” – Loredana publikon mesazhe për të sqaruar ngjarjen

Pas deklaratës, Loredana publikoi edhe një foto të bisedës me një mikeshë, për të sqaruar se i riu nga Vlora ishte thjesht një fans, e jo dikush me të cilin kishte ndonjë lidhje.

Në postim ajo shkruan:

“Ky është një fans i imi! Ka ardhë një herë në Vlorë të më takonte edhe i dridhej dora. Ishte shumë i emocionuar që do bënte foto me mua.”


Krahas fotos, ajo shtoi:

“Data 30 shtator. I shkruaj mikes sime për t’i treguar se djali i ngjarjes në Vlorë ishte një fans i cili erdhi të më takonte i emocionuar.”

“Mjaft është mjaft!” – paralajmërimi i fundit i ish-banores së BB VIP

Në fund të reagimit të saj, Loredana jep një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që, sipas saj, përpiqen të përfitojnë nga emri i saj:

“Kjo është hera e fundit që unë toleroj një situatë të tillë. Nëse emri im lakohet sërish në mënyrë të ngjashme, përgjigja ime e vetme do t’u drejtohet autoriteteve përkatëse.

Për mua, mirënjohja ka qenë gjithmonë një parim jetësor, ndaj kam qenë gjithmonë e sjellshme dhe respektuese me njerëzit që më kanë mbështetur. Por ngjarjet e fundit më detyrojnë të ndryshoj qëndrim. Mjaft është mjaft!”

Reagimet në rrjete: përkrahje dhe debat

Reagimi i Loredanës është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: një pjesë që e mbështet publikisht për qëndrimin e saj të qartë dhe dinjitoz, dhe një pjesë tjetër që kërkon më shumë sqarime rreth historisë me David Danin.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: Loredana Brati nuk ka ndërmend të heshtë më.

Pas këtij reagimi publik, ajo ka bërë të qartë se çdo përpjekje për të cënuar emrin e saj do të ketë pasoja ligjore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com