Polici vetëplagoset aksidentalisht në kufirin me Shqipërinë gjatë tentativës për ndalimin e kontrabandistëve të bagëtive

Më 10.10.2025, rreth orës 22:00, në fshatin Spas të Dibrës, afër vijës kufitare me Republikën e Shqipërisë, oficerë policorë nga Stacioni Policor për Kalimin dhe Mbikëqyrjen Kufitare “Blato” kanë vërejtur disa persona që tentonin të kontrabandonin bagëti të gjalla.
Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, njëri prej policëve ka shtënë disa plumba paralajmërues në ajër, por personat janë arratisur duke lënë pas bagëtinë. Gjatë kthimit të pistoletës në futrollë, polici është plagosur aksidentalisht në këmbë.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Mgid