Presidenti i Egjiptit ka deklaruar se marrëveshjet e sotme për Gazën, “hapin derën për një epokë të re paqeje dhe sigurie në Lindjen e Mesme”.
Abdel Fattah al Sisi tha se “përfundimi i luftës në Gaza duhet të jetë fundi i të gjitha luftërave në rajon”. Ai theksoi se vendi i tij do të organizojë një samit për rindërtimin e Gazës.
Al Sisi shtoi se një zgjidhje me dy shtete është “e vetmja mënyrë për të përmbushur aspiratat e popullit palestinez dhe izraelit, për t’i dhënë fund konfliktit”.
“Paqen nuk e bëjnë vendet dhe shtetet, por njerëzit që janë të bindur se kundërshtarët e djeshëm janë miqtë e sotëm”, tha ai.
Ndërsa al Sisi e prezanton Trumpin në skenë, ai thotë: “Do të doja t’i vlerësoja shumë përpjekjet e Presidentit Trump”.